Giorgio Chiellini është lënduar në ndeshjen e dytë të Kampionatit Evropian.
Italia ishte duke luajtur ndaj Zvicrës, derisa kapiteni i ‘Azzurëve’ u largua nga fusha në minutën e 24-të, duke u zëvendësuar nga Acerbi.
Lëndimi i qendërmbrojtësit nuk është edhe serioz, pasi ai do të mungojë vetëm në ndeshjen e tretë ndaj Uellsit dhe pastaj pritet rikthimi i tij në fushë.
Ka qenë vet italiani që ka folur për mediat për lëndimin e pësuar, duke pranuar se nëse nuk do të largohej në atë moment nga ndeshja do të rrezikonte të mungonte gjatë.
36-vjeçari ka konfirmuar se është mirë dhe se nuk ndjen për momentin dhimbje.
“Për fat jam shumë mirë dhe nuk ndjej dhimbje. Besoj që me pak ditë pushim, do të jem gati të luaj sërish këtë evropian”.
“Eksperienca më ka bërë që të ndalem në momentin e duhur, për të mos rrezikuar një dëmtim më të rëndë”, tha për mediat kapiteni i italianëve.
Kujtojmë që ylli i Juventusit luan nga viti 2004 me Italinë, derisa deri më tani ka zhvilluar 109 ndeshje ku ka shënuar edhe tetë gola.