Paulo Dybala mund të bëjë atë që David Trezeguet, Mauro Camoranesi dhe Pavel Nedved te Juventus, ka thënë Giorgio Chiellini.
Dybala ka qenë afër largimit nga Juventus verën e fundit, me Maurizio Sarrin që kërkonte transferimin e Romelu Lukakut.
“Paulo është një person shumë i qetë, një djalë i artë që ne e kemi parë duke u rritur me ne”, ka deklaruar Chiellini për ‘Gazzetta dello Sport’, përcjell lajmi.net.
“Paolo është një person që nuk flet shumë, por ai tregon diçka tjetër në fushë”.
“Sezoni i kaluar u konsiderua i keq për Dybala, por kjo varet nga ajo që kërkohet prej tij”.
“Nuk do të isha i befasuar nëse Paulo do të bënte atë që bëri Trezeguet, Camoranesi dhe Nedved, i cili po shkruan një faqe të rëndësishme në historinë e Juventusit”.