Chollet takon Lajçak, flasin për dialogun Kosovë-Serbi

Prishtinë | 04 Pri 2023 | 16:38 | Nga Ekonomia Online

Këshilltari i Lartë në Departamentin e Shtetit në SHBA, Derek Chollet është takuar me Përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Me anë të një postimi në Twitter, Chollet ka bërë të ditur se temë diskutimi ishte mbështetja dhe përkushtimi në rrugën e Ballkanit Perëndimor drejt integrimit të BE-së.

‘Kënaqësi të flisja me Përfaqësuesin Special të BE-së @MiroslavLajcak për mbështetjen tonë të fortë për dialogun e udhëhequr nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe përkushtimin e përbashkët për të mbështetur rrugën e Ballkanit Perëndimor drejt integrimit në BE”, ka shkruar Chollet.

Të ngjashme