Kryesuesi i Komitetit për Punë të Jashtme, Bob Mendez e ka pyetur Këshilltarin Special të Sekretarit të Shtetit, Derek Chollet rreth problematikës së pesë vendeve të BE-së që vazhdojnë të mos e njohin pavarësinë e Kosovës.
Derek Chollet ka thënë se janë angazhuar në mënyrë aktive lidhur me këtë çështje, derisa ka thënë se angazhimi i SHBA-së do të varet në mënyrë specifike nga arritja e marrëveshjes për normalizim me Serbinë dhe implementimi i saj.
Ai thotë se këtë ia kanë bërë të qartë miqve nga Kosova.
“Kemi qenë në mënyrë të angazhuar për këtë çështje. Dhe e kemi bërë të qartë për miqtë kosovarë që do të vazhdojmë të jemi të angazhuar intensivisht, veçanërisht nëse do të arrihet marrëveshja për normalizim, e dakorduar dhe e implementuar”, ka thënë Chollet.