Reperi shqiptar me famë ndërkombëtare, Gashi kohë më parë paralajmëroj duetin me këngëtarin amerikan, Chris Brown.
Ky projekt i shumëpritur është konfirmuar edhe nga vet artisti amerikan, i cili ka bërë të ditur një gjë të tillë përmes një postimi në Instagram.
Kënga mban titullin “Safety” dhe do të jetë në bashkëpunim edhe me Afro B dhe DJ Snake dhe pritet të publikohet nesër.
Kujtojmë që Gashi ka paralajmëruar adhuruesit se në vitin 2020 është viti i tij me projekte të një pas njëshme./ge