Policia gjermane flet për tragjedinë në familjen shqiptare ku u vranë dy fëmijë

Prishtinë | 28 Dhj 2021 | 12:06 | Nga Ekonomia Online

Një rast tragjik ka ndodhur në orët e vona të së dielës brenda një familje shqiptare në Gjermani, ku dyshohet se një burrë 44 vjeçar dyshohet se i vrau dy fëmijët e tij, e plagosi gruan dhe në fund u vetëvra.

Rasti ka ndodhur rreth orës 22:53, kur policia u njoftua përmes linjes urgjente se kishte të shtëna me armë zjarri brenda një banese në rrugën “Kleiner Glinder Berg” në Glinde, që gjendet 7 kilometra në verlindje të Hamburgut.

Zëdhënësja e Policisë së Lubeck-ut Claudia Struck, tha se oficerët e policisë gjetën brenda banesës një burrë dhe dy fëmijë të vdekur.

“Shërbimet e alarmuara të urgjencës mundën të gjenin në shtëpi dy fëmijë të pajetë dhe një mashkull i cili, megjithë përpjekjet e mjekëve vdiq në vend. Një grua është dërguar me urgjencë në spital e plagosur rëndë pasi ka marrë ndihmën parësore mjekësore”.

Struck tha se personat e përfshirë në këtë tragjedi janë anëtarë të një familje.

“Personat e prekur janë familje që jetojnë prej kohësh në shtëpi. Sipas gjendjes aktuale të hetimeve, dy fëmijët e moshës 11 dhe 13 vjeç, burri 44 vjeç dhe gruaja 38-vjeçare janë konstatuar plagë me armë zjarri. Gjetjet aktuale tregojnë se ajo që ka ndodhur brenda familjes ka ndodhur”.

Sipas saj Prokuroria dhe Policia i kanë nisur hetimet rreth dyshimeve për një vrasje.

“Zyra e prokurorit publik të Lubeck-ut dhe komisioni i vrasjeve të policisë kriminale të Lubeck-ut filluan hetimet për dyshimin për një vrasje”.

Ajo tutje tha se po punohet për zbardhjen e ngjarjes tragjike, Klankosova.

Claudia Struck theksoi se për shkak të ndjeshmërisë aktualisht nuk mund të jepet asnjë informacion i mëtejshëm.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme