Punëtori bie nga shtylla elektrike, vdes pas plagëve të marra

Prishtinë | 04 Shk 2023 | 14:10 | Nga Ekonomia Online

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në fshatin Levoshë të Pejës.Një punëtor atje ka rënë nga shtylla elektrike në të cilën ishte duke punuar.

Për pasojë, nga plagët e marra punëtori ka ndërruar jetë. Rasti është konfirmuar nga Policia për rajonin e Pejës.
“Punëtori ka qenë duke punuar në shtyllën elektrike ende nuk e dimë a ka qenë në kontakt me energjinë që është rrëzuar apo jo, por mjeku e ka konstatuar vdekjen e tij”, bënë të ditur nga Policia .

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme