Dakota Johnson dhe Chris Martin po e shijojnë dashurinë e tyre.
Aktorja 28 vjeçare e Fifty Shades Freed dhe frontmeni i Coldplat, 41 vjeçari Martin janë parë të shtunën mbrëma në një koncert të Radiohead.
Çifti ishin bashkë me çiftin tjetër, yllin e Breaking Bad, Aaron Paul dhe bashkëshorten e tij Lauren Parsekian.
Të dy kishin zgjedhur veshje sportive për këtë natë. Të shoqëruar nga sigurimi i tyre, çifti shumicën e koncertit qëndroi ulur, derisa Johnson u pa shpesh tek mbështeste kokën në krahët e të dashurit të saj.
Para koncertit, çifti ishte parë duke u shëtitur, të kapur dorë për dore.
Johnson viteve të fundit ka kaluar shumë kohë në Boston, duke qenë se edhe luajti përkrah Johnny Depp në Black Mass, një film i vitit 2015 që flet për “bossin” e krimit të Bostonit, Whitey Bulger.
Në muajin qershor, një burim i tha revistës People se çifti janë duke e çuar lidhjen e tyre një hap më tutje, pasi tashmë ata e kanë njohur njëri-tjetrin më mirë.
“Në dy javët e fundit, ata kanë kaluar shumë kohë bashkë. Chris jeton në Malibu derisa Dakota ka shumë dëshirë të kalojë atje. Ata dalin ndonjëherë për darkë me miq, por shumicën e kohës e kalojnë bashkë në plazh ose duke ecur. Duket se e pëlqejnë një jetë të qetë, duket se ata po shkojnë drejt diçkaje më serioze”, kishte thënë ky burim.
Aktorja dhe muzikanti nxitën thashethemet se janë në lidhje pasi ishin parë në një darkë në muajin tetor në L.A, duke qenë shumë të afërt me njëri-tjetrin.
Një muaj më vonë, aktorja ishte fotografuar nga paparacët në një koncert të Coldplay në Argjentinë.
Qysh atëherë, ata janë parë së bashku në shumë raste, përfshirë edhe ngjarje ku ishin të ftuar shumë fytyra të njohura publike.
Johnson më parë ishte e lidhur me modelin dhe rokerin Matthew Hitt, me të cilin është ndarë në vitin 2016.
Martin së fundmi ishte i lidhur me aktoren britanike Annabelle Ëallis derisa ka qenë i martuar me aktoren Gwyneth Paltrow për 10 vjet, derisa janë ndarë në muajin mars të vitit 2014.