Chris Martin e ndihmon në albumin e ri Rita Orën

Prishtinë | 09 Kor 2017 | 12:07 | Nga

Rita Ora ka filluar punën për albumin e ri, ku ka zgjedhur të bashkëpunojë me një artist të famshëm ndërkombëtar.

Këngëtari i bendit Coldplay, Chris Martin do ta ndihmojë këngëtaren shqiptare për albumin e ri.

Madje, Martin raportohet se i ka shkruar disa këngë Ritës, të cilat priten të bëhen hite ndërkombëtare, transmeton Telegrafi.

“Rita dhe Chris janë miq që një kohë të gjatë, dhe gjithmonë kanë dashur që të punojnë së bashku”, ka thënë një burim i afërt me këngëtaren për Daily Star.

Kujtojmë se më 2016 ishte spekuluar se ata ishin në një lidhje kur ishin parë së bashku, por ata thjeshtë po punonin në këngët e reja.

Ndryshe, Rita tashmë ka sjellë “Your Song” në bashkëpunim me Ed Sheeranin, i cili deri më tani është parë mbi gjashtë milionë herë në YouTube.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme