Rita Ora me stërvitje të rënda në palestër tregon format e theksuara të trupit

Prishtinë | 18 Dhj 2021 | 18:40 | Nga Ekonomia Online

Ajo qëndron në formë dhe e shëndetshme me stërvitjet e saj të rregullta.

Dhe Rita Ora tregoi figurën e saj të tonifikuar të trupit, teksa zhvilloi një tjetër seancë stërvitore rraskapitëse të shtunën në mëngjes, shkruan DailyMail.

Këngëtarja 31 vjeçee, shfaqi barkun e saj dhe forcën mbresëlënëse në një veshje sportive rozë teksa praktikonte tërheqje për forcën e saj në pjesën e sipërme të trupit.

Ajo kompletoi pamjen e saj sportive me një palë geta të ngushta të zeza për stërvitje dhe atlete të bardha komode për udhëtimin në palestër.

Bukuroshja i kishte lidhur flokët e saj kaçurrele në stilin topuz.

Duke i frymëzuar 16 milionë ndjekësit e saj në Instagram për fundjavën, Rita shkroi në mbishkrimin e videos: “Të shtune të gëzuar”.

Kjo vjen pasi ylli publikoi klipin e këngës së saj të re “Follow Me” me Sam Feldt të premten, ku këngëtarja u shfaq në stilin e kaubojses.

Në klip, 31-vjeçarja dukej e pabesueshme me çizme lëkure të kuqe të gjata deri në kofshë, një triko të zezë dhe xhaketë me lesh në një nga skenat.

Rita mahniti me dukjen teksa mbante një kapele kaubojsish në kokë, ku këndonte në një nga shkretëtirat e Kalifornisë.

Nuk do ta besoni kush i shkakton rrudhat, flet dermatologia me shumë vite eksperiencë

Flokët e saj bionde ishin stiluar në valë të lirshme dhe manikyri i saj ishte i lyer në ngjyrën blu.

Videoja tregon historinë e një çifti të ri që punon në një fermë për të kursyer mjaftueshëm para për të ikur së bashku.

Rita u lajmërua në profilin e saj në Instagram për të njoftuar klipin e ri duke thënë: “Klipi muzikor ‘Follow Me’ ka dalë!”, shkruan Telegrafi.

“Faleminderit shumë Sam Feldt që kemi bërë një këngë kaq të mrekullueshme. Cila është pjesa juaj e preferuar e klipit?”, pyeti ajo fansat e saj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme