Dokumentet e publikuara nga Agjencia e Inteligjencës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (CIA), dëshmojnë se shqiptarët ishin gjithnjë të lënë pas dore.
Në një dokument sekret të 1979 thuhet se 1 milion shqiptarët e Kosovës janë populli më i varfër në Jugosllavi, shkruan Gazeta Fjala.
“Pavarësisht ndihmës substanciale federative, ky regjion mbetet shumë i pazhvilluar…”
Ndërkaq, sipas CIA-s dallimi ekonomik mes këtij rajoni dhe rajoneve të zhvilluara në Jugosllavi rritet çdo vit.