Dronët nuk janë vetëm për testime aviacioni më. Bashkëshortët janë duke përdorur avionë me telekomandë për të kapur partnerët e tyre nëse po i tradhtojnë, shkruan Daily Mail.
Peter Walzer, një specialist për të drejtën familjare nga firma Walzer Belcher, tregon që gjithnjë e më shumë raste të divorcit janë duke u rritur si pasojë e dronëve kur një person kap bashkëshortin duke e tradhtuar me anë të një droni me kamerë.
“Një grua punësoi një hetues privat për të përdorur një dron mbi Central Park për të spiunuar burrin e saj,” tha Walzer.