Ishte hera e parë në historinë e “Big Brother” që një çift hynte në lojë në të njëjtën kohë në një kompeticion të tillë. Matilda dhe Fatjoni kanë qenë dy nga personazhet më të njohur të “Big Brother 7”, të cilët me lojën e tyre fituan pëlqimin e publikut.
Produksioni kishte menduar një lojë të dyfishtë dhe të vështirë për ta pasi duhej ta mbanin të fshehtë për banorët faktin se kishin më shumë se 10 vite që njiheshin dhe ishin të martuar. Edhe pse asnjëri prej tyre nuk arriti ta prekte finalen, ata fituan popullaritet.
Tashmë një lajm i mirë vjen prej tyre pasi do të bëhen shumë shpejt prindër. Fatjoni dhe Matilda e kanë dhënë lajmin e mirë përmes një postimi në Facebook, ku shkruajnë: “Tani rrahin tri zemra!”
Miqtë dhe fansat kanë shprehur urimet e shumta për çiftin, i cili shumë shpejt do të bekohet me një fëmijë.