Bodrisht të Dropullit, ku çifti i bashkëshortëve Kosta Ilia, 84-vjeç dhe Kleoniqi Ilia 88-vjeçe, u gjetën të pajetë dhe me shenja dhune brenda banesës së tyre.
Euronews Albania, bën me dije se pistat që po heton policia janë ato të krimit në familje apo një tentatië grabitjeje.
Sipas policisë në trupin e viktimave janë konstatuar dhënia dhune që dyshohet se janë shkaktuar nga goditjet me sende të forta.
Në shtëpinë e të moshuarve nuk janë gjetur dëmtime të xhamave, apo dyerve, theksoi gazetari i Euronews Albania.
Çifti i të moshuarve nuk kishin fëmijë, ndërkohë që u gjetën të pajetë nga fqinjët mëngjesin e të enjtes. Ishte motra e të ndjerit nga Athina ajo e cila vuri në lëvizje fqinjët pasi nuk mund të lidhej dot në telefon me çiftin e të moshuarve.
“Sipas policisë dyshohet se janë goditur me mjete rrethanore ç’ka ka shkaktuar vdekjen e tyre. Personat janë gjetur të pajetë në brendësi të banesës. Ndërkohë që policia vijon hetimet, dyshohet për disa pista ngjarjesh. Policia është shprehur për një krim në familje fillimisht, dyshohet gjithashtu dhe për një tentativë grabitjeje. Megjithatë policia thekson faktin se banesa nuk është e dëmtuar, shqyerje të dyerve apo dritareve, ndërkohë që edhe orenditë kanë qenë të rregullta që do të thotë se nuk ka pasur kërkime për të holla që çifti mund të ketë pasur në banesë”, raporton gazetari.
“Të dy të moshuarit jetonin vetëm, ata ishin një çift që nuk kishin fëmijë. Kanë qenë fqinjët e tyre që kanë konstatuar vrasjen. Unë komunikova me fqinjët, ka qenë motra e të moshuarit e cila jeton në Athinë, e cila ka tentuar të komunikojë përmes telefonit, por i vëllai dhe gruaja e tij nuk përgjigjeshin. Atëherë ajo ka njoftuar banorët e saj dhe kjo ka vënë në lëvizje fqinjët të cilët kanë shkuar në banesë”.