Çifti nga Kosova marrin “letrat” e Shqipërisë, vendosin të jetojnë në Rrogozhinë

Prishtinë | 18 Gus 2021 | 09:24 | Nga Ekonomia Online

Jo të gjithë e djegin pasaportën shqiptare, kur shkojnë në vend të huaj apo marrin një pasaportë të një shteti evropian.

Një çift i ri nga Kosova kanë vendosur që të jetojnë në Shqipëri. Ata kanë marrë në Bashkinë e Rrogozhinës shtetësinë shqiptare, duke bërë dhe betimin para kryebashkiakut.

Lajmin e jep kryebashkiaku Edison Memolla. Duket se çifti do të jetojë në Rrogozhinë.

“Kënaqësi tepër e madhe kur shqipëtarët e Kosovës duan të identifikohen me pashaportën Shqiptare. Ndjehem i lumtur që isha pjesë e betimit dhe dëshmitar i dëshirës tuaj për të qenë shtetas të kombit tonë.Do jeni gjithmonë të mirëpritur”, shkruan Memolla.

https://www.facebook.com/edison.memolla.1/posts/229948099045437


Të ngjashme