Fillimi s’ka se si të jetë më mirë.
Vashat e kombëtarës së Kosovë U-17 në futboll kanë fituar me rezultat 9:0, kundër Moldavisë.
“Dardanet” e kanë nisur mbarë kampanjën kualifikuese për Kampionatin Evropian 2023.
“Kombëtarja e Kosovës U17 (vajzat) e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme turneun kualifikues për Evropianin 2023 që po mbahet në Shqipëri. Dardanet e reja të drejtuara nga Sanije Krasniqi, në ndeshjen e parë të grupit 2 në Ligën B, e kanë mposhtur Moldavinë, me rezultat bindës 9:0. Në ndeshjen e zhvilluar në Rogozhinë spikati Alba Shabani, e cila realizoi katër gola (2’, 17’, 22’, 78’). Me dy gola kontribuojë Shenarta Bela (28’, 53’), derisa nga një gol e realizuan Rita Feka (15’), Elona Paci (70’) dhe Aurora Mulliqi (74’). Ndeshjen e radhës vajzat dardane e luajnë kundër Maqedonisë së Veriut, të premten, derisa në fund përballen me Shqipërinë, të hënën e ardhshme”- njofton Kombëtarja e Kosovës përcjell Klankosova.tv.