“Çiklo Sigurt Prishtina” ka organizuar marshin kundër ndotjes së ajrit, raporton Ekonomia Online.
Vera Nika pjesë e komuniteti “Çiklo Sigurt”, deklaroi se marshi ka për qëllim vetëdijesimin e shoqërisë për përdorimin e biçikletave dhe mbrojtjes së ambientit.
Me tej, Nika theksoi se duhet të ndërtohen edhe shtigjet për biçikleta.
“Projekti “Çiklo Sigurt Prishtinë” është pjesë e projektit “Empower-Engage-Build Ownership” i cili mbështetet dhe financohet nga BE dhe nga Balkan Green Fondation dhe INDEP. Çiklistët janë mbledhur për të çikëluar kundër ndotjes së ajrit sepse ne çiklistët jemi të shqetësuar për cilësinë e dobët të ajrit”
“Marshi ka për qëllim vetëdijesimin e shoqërisë drejt përdorimit të transportit të qëndrueshëm dhe miqësor me mjedisin-Biçikletën. Andaj ju kemi bërë thirrje që të na bashkëngjiten sa më shumë njerëz në këtë aktivitet. Është e domosdoshme të kemi edhe shtigjet për te çikëluar me biçikleta”, u shpreh Mehmetaj.
Kurse, Urtina Mehmeti potencoi se ndryshimi fillon nga ne, andaj nuk duhet çdo herë t’i fajësojmë institucionet.
“Duhemi me pas parasysh që nuk duhet gjithmonë t’i fajësojmë institucionet, ndryshimi duhet të fillojë tek secili, dhe një here në vit një herë në muaj të dalë me biçikletë të shkoj në punë të kryejë punë e përditshme. Ky është aktiviteti i parë për këtë vit por nuk do të ndalemi, dhe do vazhdojmë edhe me aktivitete të tjera”, ka thënë Mehmeti.
Nisja e këtij aktiviteti është bërë nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës në Fushë-Kosovë e deri te Parku i Gërmisë, ku trajektorja e marshit ka pasur gjatësinë prej 7 km.