Një çiklist i njohur në Kolumbi, Samuel Cabrera ka mbetur i vdekur pasi u godit nga rrufeja.
Cabrera, 61-vjeçar, u godit nga rrufeja teksa punonte në fermën e tij në Kolumbi të hënën, njoftojnë mediat e huaja.
“Ne kemi pak informacion, por ajo që dimë është se ai ishte në fermën e tij, duke punuar dhe se po binte shi, kur rrufeja e goditi dhe e vrau”, tha vëllai i të ndjerit në një intervistë.
Cabrera ishte pjesëmarrës gjashtë herë në Tour de France.
Ai bëri emër në vitet 1980, duke arritur në podium ose duke fituar plotësisht gara të ndryshme në Amerikën e Jugut dhe Evropë.