Nesër do të mbahet mbledhja e dy qeverive, të Kosovës dhe Shqipërisë.
Gjatë kësaj mbledhje do të prezantohen edhe projektet infrastrukturore.
Cilat janë projektet që do të prezantohen në mbledhjen e dy qeverive?
Drejtori i Royal Haskoning DHV, Eric Smit, do të prezantojë disa projekte infrastrukturore, të cilat janë:
Infrastruktura portuale dhe hekurudhore kombëtare në funksion të tregut të përbashkët kombëtar dhe katër lirive ekonomike: Projekti i Portit të ri tregtar në Porto Romano, integrimi me hekurudhën Durrës – Prishtinë, dhe Porti i Thatë në Kosovë.
Ndërkaq sot, një ditë para mbajtjes së mbledhjes së qeverive, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, e viziton korporatën “Devolli”.
Rama në orën 17:00 do ta vizitojë fabrikën e miellit, “M&Sillosi” në Xërxë ku do të bisedojë me rreth 500 fermerë.
Ndërkaq në ora 17:45 ai do ta vizitojë fabrikën e dyshekëve, “Comodita” në Gjakovë.
Gjatë qëndrimit në “Comodita”, Edi Rama do të takojë përfaqësuesit e 50 bizneseve më të fuqishme në Kosovë.
Tërë këtë ngjarje sot Klan Kosova do ta mbulojë me transmetim direkt special për shikuesit, duke filluar nga ora 17.00.
Kjo është vizita e dytë e kryeministrit shqiptar Edi Rama, në “Devolli Corporation”.
Një vizitë Rama në “Devolli Corporation” e kishte pasur edhe në vitin 2014-të.
Pas përfundimit të vizitës, i pari i Qeverisë së Shqipërisë do të shkojë në Burojë të Skenderajt, ku do ta vizitojë familjen e ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.
Rama e kishte vizituar Thaçin para disa ditësh edhe në qendrën e paraburgimit në Hagë.