Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për cilësinë e ajrit në qytetet e Kosovës.
Sipas njoftimit të tyre, sot cilësia e ajrit është e pranueshme në shumicën e qyteteve të Kosovës
Ndërsa ajër me cilësi të dobët është parë vetëm në qytetin e Gjilanit kurse në Prishtinë cilësia e ajrit konsiderohet si mesatare.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) bën monitorimin e cilësisë së ajrit në tërë territorin e Republikës së Kosovës, përmes Rrjetit Shtetëror për Monitorimin e Cilësisë së Ajrit.
Ky rrjet është i përbërë nga 12 stacione automatike fikse dhe një stacion automatik mobil.Shpërndarja e stacioneve dhe përzgjedhja e lokacioneve monitoruese është bërë konform kritereve të Direktivës 2008/50/EU për ajër të pastër në Evropë dhe ligjeve vendore.
Bazuar në kriteret e lartpërmendura stacionet janë shpërndarë në 9 (nëntë) komuna të Republikës së Kosovës: Prishtinë, Obiliq, Drenas, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Shtërpcë (Brezovicë), Hani i Elezit dhe Gjilan.