Laurent Koscielny është njëri nga lojtarët që po i përjeton më së rëndi rezultatet e dobëta të Arsenalit.
‘The Sun’ shkruan se mbrojtësi francez është parë me lot në sy gjatë një takimi me lojtarët ku nuk ka qenë i pranishëm trajneri Arsene Wenger.
Koscielny ka pranuar se fëmijët e tij e pyesin se pse Arsenali po luan kaq dobët, duke pësuar humbje të njëpasnjëshme.
Këto rezultate kanë bërë edhe Arsene Wenger seriozisht t’i lëkundet karrigia, duke humbur mbështetjen e drejtuesve të klubit.