Edhe 17 vjet pas lufte, Kosova vazhdon të ketë probleme me energjinë elektrike. Qeveria e Ramush Haradinajt po synon që brenda mandatit të saj ta eliminojë këtë problem nëpërmjet një plani disa pikësh. Një ndër synimet është edhe përfshirja e Kosovës në rrjetin rajonal të gazit natyror.
Plani për zhvillimin e energjisë është publikuar te Plani i Qeverisë për vitin 2017-2021, tek objektivat e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik.
Për sektorin e energjisë, Qeveria “Haradinaj” ka paraparë të zhvillohet në 6 fusha: a, Sigurimi i furnizimit të qëndrueshëm me energji; b. Ndarjen e minierës nga gjenerimi; c. Integrimi i plotë në tregun rajonal të energjisë; d. Rritja e kapaciteteve ekzistuese të sistemeve termike dhe ndërtimi i kapaciteteve të reja; e. Përfshirja e Kosovës në rrjetin rajonal të gazit natyror; f. Plotësimi i caqeve dhe obligimeve për efiçiencë të energjisë dhe burime të ripërtëritshme të energjisë.
Ky është plani i Qeverisë në tërësi për energjinë:
Sigurimi i furnizimit të qëndrueshëm me energji
Energjia përbën një nga elementet vitale të zhvillimit të një vendi. Pasiguria e furnizimit me këtë produkt jetësor përbën pengesa serioze të zhvillimit normal të jetës ekonomike e shoqërore. Kosova po ballafaqohet me këtë sfidë po thuaj dy dekada me radhë.Me gjithë potencialin e konsiderueshëm për kursimin e energjisë, ky potencial nuk është duke u shfrytëzuar sa duhet në Kosovë. Edhe pse pjesëmarrja e BRE-ve në bruto konsumin e energjisë, përfshirë edhe energjinë termike nga këto burime, është 19%, energjia elektrike e gjeneruar nga BRE-të vazhdon të mbetet e ulët në konsumin e përgjithshëm të energjisë elektrike.
Për të siguruar furnizim të qëndrueshëm dhe të pandërprerë me energji elektrike janë të nevojshme investimet e mëdha në ndërtimin e kapaciteteve të reja prodhuese të energjisë elektrike dhe rehabilitimin e atyre ekzistuese sipas kërkesave të përcaktuara në Komunitetin e Energjisë, gjithmonë duke e vendosur interesin e qytetarëve në rend të parë si dhe interesin e përgjithshëm publik dhe ekonomik të vendit.Masat që duhet ndërmarrë për këtë qëllim konsiderohen:
Hapja i mihjes së re të thëngjillit (Sibovci jugor) si dhe ndarja e minierave të reja të thëngjillit nga Gjenerimi: Gjenerimi dhe minierat do të jenë qendra profitabile të ndara, të cilat do të jenë në shërbim reciprok, por me llogari të ndara. Qendrat profitabile munden me qenë edhe më shumë të cilat kanë karakter të njëjtë.Fillimi sa më shpejtë i ndërtimit të termocentralit të ri sipas kritereve strikte rentabile, duke pasur parasysh koston e energjisë të cilën qytetari do të paguaj, si dhe për të plotësuar nevojat e kërkesave për energji elektrike për një periudhë afatgjatë, gjithmonë duke vendosur interesin e qytetarit në radhë të parë si dhe interesin e përgjithshëm publik dhe ekonomik.
Do të harmonizojmë koston me kapacitetin prodhues.Përgatitjet për rehabilitimin e TC Kosova B sipas një orari të përshtatur me futjen në prodhim të kapacitetet e reja prodhuese;Vazhdimi i operimit të TC Kosova A deri në zëvendësimin e kapaciteteve të tij me TC-në e ri; Më pastaj, do të shfrytëzohet infrastruktura e TC Kosova A për të krijuar kapacitete të reja, përmes krijimit të partneriteteve publiko private me agjencinë e participimeve. Ndërtimi i kapaciteteve prodhuese fleksibile për qëllime parësore të rregullimit të sistemit elektroenergjetik; Shfrytëzimi i gjithë potencialit të BRE-ve te identifikuar për prodhimin e energjisë elektrike.Të gjitha veprimet që do te ndërmerren për ndërtimin dhe rehabilitimin e kapaciteteve prodhuese të energjisë do të bazohen ne kërkesat mjedisore sipas legjislacionit të BE-së.
Financimi i njësive të reja energjetike do të bëhet me kapital privat, kredi nga prodhuesit e teknologjisë, kredi të buta nga institucionet financiare, bonot korporatave dhe alternative e fundit mbeten fondet publike dhe buxheti i Kosovës. Integrimi në tregun rajonal të energjisë Kosova ka marrë zotimin për të zbatuar detyrimet që burojnë nga Traktati për Themelimin e Komunitetit të Energjisë si dhe ka obligim kontraktual që nga 1 prilli 2016 zbatimin e obligimeve të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit. Këto obligime në masë të konsiderueshme lidhen edhe me plotësimin e kërkesave për t’u integruar në tregun e Komunitetit të Energjisë dhe më tej në tregun e energjisë së BE-së. Deri më tash janë ndërmarrë një varg veprimesh në këtë drejtim siç janë:Përafrimi i legjislacionit të Kosovës me legjislacionin e BE-së për tregun e energjisë; Privatizimi i sistemit të shpërndarjes dhe furnizimit me energji elektrike si dhe ndarja ligjore e këtyre aktiviteteve për t’i hapur rrugë qasjes së palëve të interesuara për shfrytëzimin e rrjetit të shpërndarjes;Ndarja pronësore e OST-së (KOSTT-it) sipas kërkesave të legjislacionit të BE-së; Funksionalizmi i Rregullatorit të pavarur të energjisë; Themelimi i Zyrës së Ndihmës shtetërore; Licencimi i furnizuesve të rinj duke bërë kështu hapjen e tregut për palët e interesuara të furnizimit; De rregullimin e çmimeve të gjenerimit Sidoqoftë për të kryer gjithë procesin e integrimit në tregun rajonal të energjisë kërkohet avancimi i mëtejme i hapave si ne vijim: Përgatitja dhe miratimi i Programit të veprimit për mbrojtjen e konsumatorëve në nevojë;
Zbatimin e ‘masave të buta’ sipas udhërrëfyesit të SKE-sëKrijimi i tregut të përbashkët me Shqipërinë si një zonë e përbashkët tregtare energjetike Kosovë – Shqipëri si hap i parë drejt integrimit në tregun e përbashkët të Komunitetit të Energjisë;Forcimi i mëtejmë i kapaciteteve të Rregullatorit, Autoritetit të Konkurrencës dhe Zyrës së Ndihmës Shtetërore për të monitoruar tregun e liberalizuar të energjisë- aktivitet permanent;Aderimi në bursën e energjisë që është në themelim në Shqipëri;;Certifikimi i KOSTT-it dhe anëtarësimi i ti në ENTSO-E- në varësi të zbatimit të marrëveshjes për energji me Serbinë;Anëtarësimi i ZRrE në ACER;Rritja e kapaciteteve ekzistuese të sistemeve termike dhe ndërtimi i kapaciteteve të reja Urbanizimi gjithnjë më i madh i qyteteve më të zhvilluara të Kosovës, ka krijuar nevojën e furnizimit me energji të përshtatshme për ngrohjen e hapësirave të objekteve kolektive në të gjitha qytetet e mëdha të Kosovës.Instalimi i sistemit të koogjenerimit në TC “Kosova B” ka krijuar mundësi për furnizim të qëndrueshëm me energji termike për një pjesë të konsiderueshme të qytetarëve dhe bizneseve jo vetëm në Qytetin e Prishtinës, por edhe në qytetet që janë në afërsi të termocentraleve.Sistemet e vjetërsuara termike në qytetet Gjakovë, Mitrovicë dhe Zveçan kanë nevojë për rehabilitim duke pasur në konsideratë edhe zhvillimet urbane që kanë ndodhur dhe që planifikohen të bëhen.Për arritjen e qëllimit do te konsiderohen veprimet në vijim:Përgatitja e kushteve për fillimin e ndërtimit të sistemeve të energjisë termike në qytetet e mëdha të Kosovës (Pejë, Prizren, Gjilan, Ferizaj) përfshirë zhvillimin e sistemit të ngrohjes në Drenas bazuar në energjinë termike të mbetur nga procesi teknologjik i shkritores; së Feronikelit. Zgjerimi i rrjetit të Ngrohtorës “TERMOKOS”, sipas një Master Plani të zgjerimit duke pasur në konsideratë edhe përfshirjen e komunave fqinje të Prishtinës;Ndërtimi i centralit të gjenerimit të energjisë termike në Ngrohtoren e Qytetit të Gjakovës si dhe përmirësimi dhe zgjerimi i rrjetit ekzistues për shfrytëzimin maksimal të kapacitetit të ri të parashikuar të gjenerimit të energjisë termike;
Përmirësimi i sistemeve të energjisë termike në qytetet Mitrovicë dhe Zveçan; Përfshirja e Kosovës në rrjetin rajonal të gazit natyror Zhvillimi i infrastrukturës së gazit natyror për një treg të vogël siç është rasti i Kosovës, paraqet sfidë të madhe, mirëpo duke qenë se Kosova është palë kontraktuese e Komunitetit të Energjisë janë hapur mundësitë reale për përfshirjen e saj në rrjetin rajonal të gazit natyror. Zhvillimet rajonale, përkatësisht projekti i Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP) i ka krijuar Kosovës mundësi të mëdha për t’u përfshirë në një të ardhme në rrjetin ndërkombëtar të gazit natyror.
Në këtë rrafsh. Përfshirja e projektit ALKOGAP (gazsjellësi Shqipëri- Kosovë) në Listën e projekteve me prioritet të Komunitetit të energjisë paraqet në rast ideal që do të shfrytëzohet në periudhën e ardhshme katërvjeçare.Veprimet e shpejta që do të ndërmerren do të lidhen me:Marrëveshjet e nevojshme që Kosova të jetë palë e përfshirë ne proces;Kompletimi i legjislacionit, me legjislacion sekondar,Zhvillimi i kapaciteteve institucionale dhe rregullative për të udhëhequr me procesin e zhvillimit të infrastrukturës së gazit natyror. Plotësimi i caqeve dhe obligimeve për efiçiencë të energjisë dhe burime të ripërtëritshme të energjisë Kosova është zotuar në përmbushjen e cakut të kursimit prej 9% nga konsumi i gjithëmbarshëm i energjisë, cak i vendosur sipas Direktivës 2006/32/EC të BE-së.
Gjithashtu ka marrë obligimet për zbatimin e politikave të reja të BE-së që burojnë nga Direktiva Evropiane 2012/27/EC për efiçiencën e energjisë.Në sektorin e BRE-ve, synimi është zhvillimi dhe përmirësimi i mekanizmave të nevojshëm rregullator dhe operacional për arritjen e cakut prej 25% të pjesëmarrjes së energjisë nga BRE-të në bruto konsumin final të energjisë deri në vitin 2020. Pas kësaj, Qeveria do të rishikoj arritjet e integrimit të BRE-ve dhe do të vendosë caqet e reja për periudhën në vijim. Pritet që Kosova të nxis më tutje BRE-të, në pajtim me potencialin, obligimin dhe nevojat, si dhe karshi zhvillimeve dhe përvojës Evropiane.Do të merren në konsideratë hapat në vijim:
Rishikimi i legjislacionit për efiçiencën e energjisë dhe BRE-të në përputhje me kërkesat e Komunitetit të Energjisë dhe MSA-së;Themelimi i mekanizmave të përshtatshëm për financimin e masave të efiçiencës së energjisë dhe burimeve të ripërtëritshme të energjisë;Zbatimi rigoroz i planeve ekzistuese të veprimit për arritjen e caqeve të EE dhe BRE-ve dhe hartimi i planeve të reja sipas caqeve që do të përcaktohen në kuadër të Komunitetit të Energjisë.Zbatimi i masave te Efiçiencës se Energjisë ne ndërtesa publike te nivelit qendror dhe lokal.
Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/cili-eshte-plani-i-qeverise-haradinaj-per-energjine-a-do-te-kete-rryme-te-mjaftueshme-442324/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright