Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara, ka futbollistin e saj të preferuar pas ndeshjes mes Kosovës dhe Anglisë në stadiumin “Fadil Vokrri” për kualifikimet në Euro 2020. Çitaku, e cila sot gjendej në stadium për ta shikuar ndeshjen në të cilën Kosova u mposht 0 me 4 nga anglezët, e ka vlerësuar më së […]
Cili lojtar ia fitoi sot zemrën Vlora Çitakut

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara, ka futbollistin e saj të preferuar pas ndeshjes mes Kosovës dhe Anglisë në stadiumin “Fadil Vokrri” për kualifikimet në Euro 2020.
Çitaku, e cila sot gjendej në stadium për ta shikuar ndeshjen në të cilën Kosova u mposht 0 me 4 nga anglezët, e ka vlerësuar më së shumti paraqitjen e mbrojtësit të majtë të kombëtares, Benjamin Kololli.
Ajo, përmes faqes zyrtare të rrjetit social “Twitter” shfaqi gëzimin dhe pëlqimin për lojën e treguar nga Benjamin Kololli, teksa fotos së postuar të futbollistit të Zurichut, ia bashkëngjiti edhe përshkrimin: “Ai luajti me zemër dhe e fitoi zemrën time”.
He played with heart & won my heart ❤️ #Kololli #Kosovo ?? pic.twitter.com/xKm2cc6aTA
— Vlora Çitaku ?? (@vloracitaku) November 17, 2019











