Çiljeta e penduar për ndërhyrjen estetike në hundë

Prishtinë | 19 Kor 2018 | 14:19 | Nga

Këngëtarja Çiljeta Xhilaga është shumë e pëlqyer nga publiku shqiptar për këngët e saj.

Ndonëse ka kohë që nuk ka sjellë ndonjë projekt të ri muzikor, megjithatë pritet që së shpejti, ajo të sjellë diçka të re për fansat e saj.

Çiljeta është mjaft e ndjekur edhe në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me ndjekësit imazhe të ndryshme nga përditshmëria e saj.

Së fundmi, ajo ka publikuar një video nga retrospektiva në rrjetin social Instagram, ku tregon pjesë nga koha kur aktronte në filmin “Ishte koha për dashuri”.

https://www.instagram.com/p/BlWMeXADiv7/?utm_source=ig_embed

Mes shumë komenteve që ka marrë nga ndjekësit e saj, një prej tyre ka qenë edhe kritikë për ndryshimin që ka bërë në hundë.

Në përgjigjen e saj drejtuar fanses, këngëtarja shkruan se është penduar për këtë ndërhyrje, ndonëse nuk ka shumë ndryshim, por që tani është vonë për gjithçka.

Kjo nuk është ndërhyrja e vetme që ajo ka bërë, pasi kohë më parë, Çiljeta kishte zvogëluar edhe gjoksin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme