Sulmet dhe thashethemet mediatike janë bërë të bezdisshme për këngëtaren Ҫiljeta, por me natyrën që ka, ajo asnjëherë nuk duket se provokon me qëllimin të tërheqë vëmendje.
Pas thashethemeve që ajo dhe futbollisti Alban Hoxha po përjetojnë një lidhje, Ҫili është bërë kryefjalë e portaleve mediatike edhe në lëvizjen më të vogël që bën online.
Në një rrëfim të fundit për “Bluetooth”, krahas ndryshimeve në look dhe projekteve të reja në muzikë, Çili jep edhe pak detaje për thashethemet, aludimet dhe komentet e panumërta në lidhje me Albanin, edhe pse, siҫ tregon ajo, pas lindjes së Fernandos, ka zgjedhur të mos flasë më për jetën e saj private: “Kam zgjedhur të mos flas për jetën time private.
“Nuk ka asgjë për t’u thënë”, thotë ajo me një përgjigje të prerë, ndërsa dyshimeve se ajo dhe Albani janë duke bërë një lojë për mediat me komentet që bëjnë në rrjetet sociale, ajo përgjigjet: “Jo, ne jemi njerëz familjarë, nuk bëjmë lojëra për portalet”.
Nëse ka diҫka për të thënë, ajo do ta thoshte edhe publikisht, ashtu si edhe e anasjella. Megjithatë, ka kohë që një pjesë të vetes, atë që është me të vërtetë shumë e rëndësishme, ajo do që ta ruajë për vete: “Unë u bëra kohë që nuk flas më për jetën time private. Që kur u bëra nënë, nuk kam folur më. Dhe besoj se kam folur mjaftueshëm. Gjërat që janë të rëndësishme në jetë, është mirë që t’i ruash për vete” – i mbyll Ҫiljeta pikëpyetjet. A thua se edhe Albani është një pjesë kaq e rëndësishme sa Ҫili po e ruan me fanatizëm?