Edhe pse sapo ka publikuar këngën “A je mirë”, bashkëpunim me Eston, Çiljeta Xhilaga ka zgjedhur të jetë e rezervuar në daljet e saj televizive, por këtë të shtunë u bë pjesë e “Shiko Kush Luan” nga Luana Vjollca.
Veç faktit që është një nga vajzat më të bukura të ekranit, Çiljeta pëlqehet edhe për mënyrën se si i përgjigjet pyetjeve, qofshin këto edhe të vështira.
Prej kohësh diskutohet lidhja e saj e dashurisë me portierin e “Partizanit”, Alban Hoxha, por asnjëherë nuk është folur publikisht për këtë histori me detaje pasi të dy kanë zgjedhur ta jetojnë jashtë mediave.
Çiljeta në lojën “Ndaje ose haje”: Ai që dimë të gjithë mirë është”? Duke buzëqeshur, Çili i përgjigj se janë shumë mirë të dy bashkë duke treguar kështu se pas thashethemeve për ndarje nuk ka asgjë të vërtetë.
Ndryshe, videoklipi i këngës “A je mirë” që u publikua para dy muajsh, është shikuar mbi gjashtë milionë herë në YouTube.