Cillessen transferohet në Barcelonë

Prishtinë | 20 Gus 2016 | 12:29 | Nga

Jasper Cillessen ka arritur marrëveshje për transferim në Barcelonë.

Portieri holandez, Jasper Cillessen ka arritur marrëveshje pesëvjeçare me Barcelonën.

Ai do të largohet nga Ajax Amsterdam, raporton “De Telegraaf”.

27-vjeçari do të nënshkruajë me gjigantin katalan si zëvendësues për Claudio Bravo i cili pritet të transferohet në Manchester City.

Barcelona do të paguajë rreth 14 milionë euro për transferimin e Cillessen nga Ajax.

Cillessen iu bashkua Ajaxit nga NEC në vitin 2011.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme