Çitaku: A e dini kush janë më të fortë se burrat e Drenicës? Gratë e Drenicës janë

Prishtinë | 29 Sht 2025 | 16:38 | Nga Ekonomia Online

Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, shprehu konsideratë të lartë të për gratë e Drenicës pas një tubimi të kësaj partie në përkrahje të Sami Lushtakut për kryetar të Skendarajt për zgjedhjet e 12 tetorit.

Postimi i plotë:
A e dini kush janë më të fortë se burrat e Drenicës?
Gratë e Drenicës janë.
Ato kanë thyer barriera, kanë thyer paragjykime dhe e kanë kuptuar me kohë se nuk mund të ketë as të drejta individuale, as të drejta gjinore, pa liri kombëtare.
Gratë e Drenicës janë shembull i dinjitetit, guximit dhe punës së palodhur.
Drenica ka qëndruar gjithmonë në ballë të historisë sonë, dhe gratë e saj janë dëshmi se liria, barazia dhe dinjiteti nuk falen, por fitohen me punë.

Të ngjashme