Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku është shprehur e bindur që në zgjedhjet lokale PDK do të jetë fituesja, raporton Ekonomia Online.
Në një konferencë për media, Çitaku adresoi një sërë arsye që sipas saj bëjnë dallimin me partitë e tjera. Çitaku ka theksuar se qytetarët janë të lodhur me krizat që ka krijuar kryeministri në detyrë Albin Kurti, por megjithatë shton se entuziazmi i qytetarëve është i jashtëzakonshme për kandidatët e PDK-së.
“Kjo është oferta politike më e mirë në vend. Tashmë dëshmuar si modeli më i suksesshëm i qeverisjes lokale. Në këtë fushatë njëjtë si në të kaluarën vizioni ynë është i qartë ‘Më mirë’. Një komunë që funksionon, një komunë që shërben, një komunë që i jep llogari qytetarit. Ky është dallimi ynë. Por të jeni të bindur se PDK nuk do të fitojë vetëm në komunat ku tashmë jemi në qeverisje sepse aty është parë puna e jashtëzakonshme e kryetarëve tanë. Mirëpo do të ketë shumë komuna që do të ketë befasi sepse po shihet epërsia e kandidatëve tanë në raport me kundër kandidatet. Ne po kërkojmë besim jo vetëm si parti, ne po kërkojmë besim për qytetarët tanë për të ndërtuar bashkë komunat që nuk janë pronë e individëve por shtëpi e përbashkët për secilin qytetarë. Prandaj në këto ditë të mbetura të fushatës ju siguroj që do të vazhdojmë edhe më të fuqishëm. Me ide e energji për të sjell ndryshimin ë Kosova ka nevojë dhe qytetarët tanë e meritojnë”, deklaroi të dielën në konferencën për media Çitaku.
Ajo e tha bindshëm se, “PDK do të fitojë, qytetarët tanë do të fitojnë dhe Kosova do të fitojë”.
“Është e vërtetë që ka pasë disa lëndë në PZAP, por deri më tani asnjë kandidat i PDK-së nuk është dënuar për gjuhën e përdor mirëpo ka pasë kandidatë të partive dhe subjekteve tjera politike që kanë marrë dënime”, theksoi Çitaku.
Ajo akuzoi Vetëvendosjen për kriza politike.
“ju flas sinqerisht nga vizitat e shumta që kemi në terren, raportet që marrim nga kandidatë për kryetar dhe bashkëbisedimet që kemi, ka një entuziazëm të jashtëzakonshëm për kandidatët e PDK dhe jam e bindur që rezultati do të dëshmojë këtë konstatim timin. Është e vërtetët që qytetari i Kosovës është i lodhur nga krizat që ka prodhuar Albin Kurti dhe subjekti i tij politik mirëpo diferenca është e qartë. PDK përfaqëson stabilitet, zhvillim, qetësi, parashikueshmëri dhe bashkim”përfundoi Çitaku.
