Që nga mëngjesi para sallës “1 tetori” në Prishtinë është krijuar tollovi e madhe nga personat që po prisnin për të marrë vaksinën Anti Covid.
Për këtë arsye ka interevenuar edhe policia e Kosovës, derisa, për situatën e krijuar atje ka reaguar edhe ish-ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Citaku.
Ajo ka bërë të ditur se edhe nëna e saj ka pritur për të marrë vaksinën Anti Covid rreth katër orë.
Krejt këtë situatë ajo e ka quajtur të tmerrshme, pasi që të moshuarit po detyrohen që të presin në këmbë me orë të tëra.
“Nana pardje ka pritë rreth katër orë për vaksinë. Sot rradhët qenkan edhe më të mëdha. E tmerrshme dhe e dhimbshme me i pa të moshuarit duke pritë në këmbë me orë të tëra. Nuk kemi nevojë me e zbulu rrotën, dhe nuk është marre me kërku ndihmë. Të gjitha vendet përreth janë shumë përpara nesh me vaksinim, kishim mujtë me ju kërku modelin e sistemimit dhe vaksinimit”, ka shkruar Citaku.