“Kryeministër, detyra e juaj është t’i mbani dritat ndezur, t’i parandaloni sulmet”

Prishtinë | 25 Dhj 2024 | 10:01 | Nga Ekonomia Online

Sekretarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, shkruan se dje në vigjilje të Kërshëndellave, qytetarët e Kosovës pranuan dy “dhurata” nga qeveria.

“E para, ndërprerjet e gjata të energjisë elektrike shoqëruar me faturat astronomike për qytetarët tanë, dhe e dyta, paralajmërimet apokaliptike të Kryeministrit për sulme nga Serbia”.

“Pra, mantra e vetme operuese e kësaj kaste udhëheqësish është mbjellja e pasigurisë, paparashikueshmërisë, dhe frikës.  Turp kryeministër. Keni ardhë në detyrë me mandat të fuqishëm për të zgjidhur probleme, jo për tu bërë falltor”, ka thënë Çitaku.

“Kryeministër, detyra e juaj është t’i mbani dritat ndezur, t’i parandaloni sulmet, dhe të krijoni ambient të sigurtë. E jo të na thuani ‘shujë, se mundet me u ba edhe ma keq'”, ka theksuar Çitaku.

Të ngjashme