Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar pas deklarimeve të Presidentes Vjosa Osmani dhe Ministres se Drejtësisë, Albulena Haxhiu, duke thënë se janë përkujdesur me na e përkujtu se kush ka bërë presion për themelimin e Gjykatës Speciale.
Madje, ajo tha se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe shokët e tyre nuk janë në Hagë për shkak të aktivitetit politik por ata janë atje si prijës të UÇK-së.
Njoftimi i plotë:
Dje Presidentja e sot Ministrja e Drejtesise janë përkujdesur me na e përkujtu se kush ka bërë presion për themelimin e Gjykatës Speciale.
E dijmë dhe e mbajmë mend shumë mirë.
Sikurse e dijmë që nuk ka pasur rrugë tjetër pas miratimit të atij raporti monstruoz nga ana e Këshillit të Evropës.
Sikurse e dijmë dhe e mbajmë mend kontekstin ndërkombëtar në atë kohë. Sikurse e dijmë dhe e mbajmë mend se kush çfarë qëndrimi ka mbajtur atë botë. Sikurse e dijmë dhe e mbajmë mend se kush e ka kundërshtuar sinqerisht, kush e ka kundërshtuar rrejshëm, kush e ka miratuar si domosdoshmëri, si dhe kush e ka miratuar me entuziazëm, pa fije presioni.
Sikurse që e kemi parë se raporti i Martit dhe aktakuza e ngritur nuk kanë të përbashkët as pikë e as presje.
Sikurse e dijmë që shumë prej nesh kishim me i dhanë krejt vitet e karrierës në politikë për një ditë të tyre në UÇK.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe shokët e tyre nuk janë në Hagë për shkak të aktivitetit politik. Ata janë atje si prijës të UÇK-së.
Duheni me qenë në gjendje me e tejkalu inatin. Urrejtja nuk është platformë e shëndoshë.