Çitaku, Haxhiut: Nuk më demantove mua, por qendrimet e juaja

Prishtinë | 11 Gus 2025 | 23:51 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, i është përgjighur deputetës së VV-së, Albulena Haxhiu e cila tha se po e demanton Çitakun, duke ndarë sekuencë nga konferenca e saj, ku Haxhiu tha se “aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese zbatohen”.

Çitaku këtë e ka quajtur lajm të mirë në njërën anë, sepse VV e kuptoi se Aktgjykimet e Kushtetueses zbatohen e nuk negociohen, por që në anën tjetër ka thënë se kjo është shpallje publike e pavlefshmërisë së qëndrimeve të VV-së.

E plotë:

Lajm i mirë, nëse LVV më në fund e kupton se vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk negociohen, por zbatohen.

Ky nuk është demantim i deklaratave të mia, por shpallje publike e pavlefshmërisë së qëndrimeve tuaja.

Të ngjashme