Çitaku i bën thirrje Kurtit: Eja në Kuvend dhe votoje Ligjin për Dhomat e Specializuara

Prishtinë | 05 Tet 2026 | 18:49 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, i ka bërë thirrje kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, që të marrë pjesë në seancën e Kuvendit dhe të votojë Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Përmes një postimi, Çitaku ka thënë se votimi i ligjit nuk duhet të shihet si çështje partiake, por si përgjegjësi politike, qytetare dhe kombëtare.

“Albin,
Eja në seancë. Eja në Kuvend. Eja dhe votojeni ligjin.

Jo për PDK-në. Jo për një parti.
Por për UÇK-në. Për historinë. Për të ardhmen.

E kemi detyrë politike, qytetare e kombëtare.
Qytetarët po presin nga ne vepra, jo fjalë”, ka shkruar Çitaku.

Të ngjashme