Çitaku i del në mbrojtje Kurtit pas ofendimeve që i mori nga Vuçiqi

Prishtinë | 02 Dhj 2022 | 09:36 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, i ka dalë në mbrojtje kryeministrit Kurti pas ofendimeve që i pari i Qeverisë së Kosovës mori nga presidenti serb, Aleksander Vuçiq.

Me anë të një postimi në Twitter, Çitaku ka thënë se është e papranueshme dhe e neveritshme, që presidenti i Serbisë, e quan Kurtin “llum terrorist”.

Postimi i plotë i Çitakut:

Unë jam në opozitë dhe punoj për ta mposhtur VV-në në zgjedhjet e ardhshme. Ka shumë me të cilat nuk jam dakord.

Por të kesh Presidentin e Serbisë që i referohet kryeministrit të Kosovës Kurti si “llum terrorist”, është e papranueshme dhe e neveritshme.

Të ngjashme