Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka thënë se kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe “eksponentët” e VV-së janë duke vazhduar të krijojnë siç është shprehur ajo, kriza dhe konflikte me aleatët.
Përmes një postimi në Facebook, Çitaku, ka thënë se kacafytjet e tyre publike herë me SHBA’në, herë me BE’në u kanë sjellur vetëm një të mirë, po ua lënë Qeverisë në hije skandalet e njëpasnjëshme në qeverisjen e brendshme.
“Tashmë është e qartë, përplasjet me aleatët, në emër të sovranitetit, po bëhen për të kompenzuar mungesën e sukseseve në qeverisje, dhe për të mbuluar skandalet. Nuk do të ketë jetë të gjatë kjo mendësi”, ka shkruar nënkryetarja e PDK-së.