Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku e ka quajtur të rëndësishëm aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
Çitaku ka thënë se do ta mbështesin këtë iniciativë të Kosovës.
“Është me rëndësi që Kosova ka aplikuar dhe ne e mbështesim këtë iniciativë dhe do ti përborim të gjitha kontaktet që kemi në funksion të kësaj iniciative. Tani është mundësia e artë dhe ne do t’ia japim mbështetjen e plotë këtij procesi”, u shpreh Çitaku.
Duke folur për situatën në Ukrainë, ajo ka shtuar se kjo i ka krijuar Kosovës mundësi për të fuqizuar subjektivitetin ndërkombëtar.
“Në këtë kontekst të ri gjeopolitik ku Rusia është me e izoluar se kurrë më parë, ku është përjashtuar nga shumë nisma e organizata ndërkombëtare, për ne në Kosovë ka krijuar mundësi të artë për të fuqizuar subjektivitetin tonë ndërkombëtarë”, u shpreh Çitaku.
Çitaku theksoi se ne nuk e dimë se për sa kohë do të zgjasë kjo situatë, dhe se sanksionet ruse përveç që e godasin Rusinë kanë edhe një kosto financiare për shumë shtete evropiane, dhe mund të kemi një situatë tjetër.
Nënkryetarja e PDK-së, komentoi edhe vizitën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës tash e 12 ditë, që sipas këndvështrimit të saj nuk mund të quhet vizitë zyrtare.
Ajo ka thënë se nuk ka ndodhur asnjëherë jo një kryeministër i Kosovës, por as edhe një kryeministër i një vendi tjetër të qëndrojë kaq gjatë në SHBA.
“Në Amerikë mund të shkosh edhe në pushim nuk është e ndaluar me ligj, por kjo vizitë deri më tani nuk mund të quhet vizitë zyrtare, është dashur të planifikohet më mirë nga
“Fillimisht bëhet takimi zyrtar me nikoqirin në këtë rast me Departamentin e Shtetit, me Shtëpinë e Bardhë, e pastaj bëhen vizitat tjera dhe ato për pak ditë. Unë po e kuptoj pasionin dhe po më vjen mirë që kryeministrit po i pëlqen Amerika, nuk mund një kryeministër të rri kaq gjatë larg kryeqytetit”, u shpreh Çitaku.
Çitaku ka thënë se Kuri sa herë del jashtë Kosovës ai e përfaqëson krejt Kosovën, dhe nuk është kryetar i LVV por kryeministër. /Telegrafi