Çitaku ndaj deklaratës së Kurtit: Kërcënoi hapur qytetarët e Kosovës

Prishtinë | 01 Nën 2025 | 21:48 | Nga Ekonomia Online

Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ashpër pas deklaratës së kryeministrit Albin Kurti në nisje të fushatës për balotazh, ku ai tha se “nuk do t’u jap para kryetarëve që s’dinë të punojnë, as atyre që vjedhin”.

Çitaku e ka cilësuar këtë si një “deklaratë skandaloze” dhe “kërcënim të hapur ndaj qytetarëve të Kosovës”. Sipas saj, Kurti po e përdor buxhetin e shtetit për ndëshkime politike ndaj komunave që nuk drejtohen nga partia e tij.

“Ka komuna të qeverisura nga PDK që kanë përfituar 0 euro nga buxheti i Kosovës, ndonëse janë ndër më transparentet dhe me menaxhim të mirë financiar,” ka shkruar ajo në rrjetet sociale.

Çitaku shtoi se “më 9 nëntor qytetarët do të flasin dhe do t’i tregojnë Kurtit se ky popull as nuk nënshtrohet, as nuk shantazhohet.”

Të ngjashme