Çitaku: Ne Drenicë e në Rezallë flasin përmendoret, flasin përkujtimet, flasin emrat e shkollave, emrat e rrugëve

Prishtinë | 05 Pri 2022 | 12:21 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku përmes një postimi në twitter ka përkujtuar 23 vjetorin masakrës së Rezallës.

Çitaku ka thënë se në Rezallë flasin përmendoret, përkujtimet, emrat e rrugëve e të shkollave.

Ajo përmendi edhe nënën Havë për të cilën tha se i flasin rrudhat, të cilës burrin ia kishin vrarë ushtria serbe.

“Ne Drenicë e në Rezalle flasin permendoret, flasin perkujtimet, flasin emrat e shkollave e emrat e rrugeve. Flasin rrudhat në ballin e nënës Havë Nënës Havë në masakrën e Rezallës, forcat ushtarake serbe ia vranë burrin. Nëna Havë është 90 vjeçe. Ka mbijetuar dy luftëra. Rrugëtimi i nënës është rrugëtimi i Kosovës”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme