Çitaku për deklaratën e të ashtuquajturës “Kuvendi gjithëserb”: Serbia nuk ka ndryshuar asnjëherë – të mos biem në grackat e kësaj balte

Prishtinë | 09 Qer 2024 | 16:56 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar në lidhje me deklaratën e të ashtuquajturit “Kuvendi gjithëserb”.

Çitaku tha se Serbia nuk ka ndryshuar asnjëherë.

” E tillë ka qenë para një shekulli, e tillë vazhdon sot. E njejta mendësi”, tha ajo.

Ajo bëri thirrje që “Kosova të mos bie në grackat e kësaj balte”.

“Rruga e Kosovës drejt NATO dhe BE kalon nga Washingtoni dhe Brukseli. E nëse fqinjët tanë veriorë dëshirojnë të vazhdojnë të jetojnë duke u munduar t’i rikrijojnë betejat e humbura, keqardhje për ta”, theksoi Çitaku.

“Të ardhmen e Kosovës e kemi në dorë ne. Bashkë me aleatët”, tha ndër të tjera e dyta e dyta e PDK-së, Vlora Çitaku.

Të ngjashme