Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku përmes një postimi në facebook ka thënë se Kosova është është vendi më pro evropian në Ballkanin Perëndimor, qytetarët e Kosovës ende nuk mund të udhëtojnë pa viza në Zonën Shengen, bazuar në vlerësimet e Komisionit Evropian, Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret (101 sosh) shumë vite më parë.
Çitaku ka theksuar se ky izolim i vendit duhet të marr fund.
“Teksa po e shënojmë Ditën e Evropës, një përkujtim:
1) Kosova është vendi më pro evropian në Ballkanin Perëndimor
2) Qytetarët e Kosovës ende nuk mund të udhëtojnë pa viza në Zonën Shengen
3) Bazuar në vlerësimet e Komisionit Evropian, Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret (101 sosh) shumë vite më parë.
Ky izolim i padrejtë dhe johuman duhet të marrë fund”.