Çitaku për mosshkuarjen e Hajdarit në seancë gjyqësore: Ky është sabotim i qëllimshëm i shtetit.

Prishtinë | 10 Dhj 2025 | 14:41 | Nga Ekonomia Online

Sekretarja, njëherit edhe kandidatja për deputete e PDK-së, Vlora Çitaku ka komentuar mosshkuarjen e ministres së MINT në seancë gjyqësore në rastin e “Rezervave shtetërore”, ku ka përmendur që edhe vet Kryeministri në detyrë Albin Kurti nuk ka i është përgjigjur ftesës së Prokurorisë për intervistim.

Çitaku tha se ky sabotim po bëhet qëllimshëm, dhe se është një përpjekje për të delegjitimuar institucionet dhe vet shtetin.

“Pra, sot Rozeta refuzoi të paraqitet në Gjykatë, si e akuzuar për aferën korruptive me rezervat shtetërore. Albini, në anën tjetër, refuzon të paraqitet në prokurori. Në të njëjtën ditë kur Prokuroria ngriti aktakuzë për sulmin terrorist në Ibër–Lepenc. A po e kuptoni paradoksin? Ky është sabotim i qëllimshëm i shtetit. Është përpjekje për të delegjitimuar institucionet dhe vet shtetin. E njëjta Prokurori është në të dyja rastet. E çka tash? A është kjo ftesë publike për secilin që të mos t’i përgjigjet Prokurorisë? Kjo është thirrje për anarki. Për kaos. Për vetgjyqësi”, ka shkruar Çitaku.

Të ngjashme