Çitaku: Politikanë nga Serbia tentojnë ta përvetësojnë figurën e Skënderbeut

Prishtinë | 23 Jan 2020 | 17:51 | Nga Ekonomia Online

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka thënë se ka diçka patologjike në mënyrën se si gazetarë dhe politikanë nga Serbia i trajtojnë të gjitha kombet që i kanë përreth.

“Një përkujtim i imi në rrjetin Twitter për Skënderbeun vazhdon të marrë reagime çdo ditë nga llogari në gjuhën serbe. Sigurisht, të gjitha fyese. Janë përfshirë gazetarë e politikanë nga Serbia të cilët paftyrësisht përvetësojnë figurën e Gjergj Kastriotit”.

“Thënë shkurt, mesjeta nuk është vetëm koncept kohor. Është edhe mënyrë e të menduarit. Dikush ka mbetur ende aty”.

Çitaku tutje shton se ka diçka patologjike në mënyrën se si fqinjët tanë veriorë i trajtojnë vendet që i kanë përreth.

Postimi i plotë:

Ka diçka patologjike në mënyrën se si fqinjët tanë verior i trajtojnë të gjitha kombet që i kanë përreth.

Një përkujtim i imi në rrjetin Twitter për Skenderbeun vazhdon të marrë reagime çdo ditë nga llogari në gjuhën serbe. Sigurisht, të gjitha fyese. Janë përfshirë gazetarë e politikanë nga Serbia të cilët paftyrësisht përvetësojnë figurën e Gjergj Kastriotit.

Thënë shkurt, mesjeta nuk është vetëm koncept kohor. Është edhe mënyrë e të menduarit. Dikush ka mbetë ende aty.


Të ngjashme