Çitaku: Raporti i “Freedom House” – i pasaktë, po të mos ishte i dëmshëm, do të ishte thjesht qesharak

Prishtinë | 20 Pri 2022 | 12:42 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se raporti i fundit i organizatës “Freedom House”, ku përmendet ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është i pasaktë.

Në një postim në Facebook, Çitaku ka thënë se janë pikërisht raporte të tilla, pa burim informacioni dhe pa asnjë fakt të vetëm, që Prokuroria në Hagë mezi pret t’i keqpërdorë për t’i lënë krerët e UÇK-së edhe më tutje në paraburgim.

“Presidenti Thaçi pothuajse dy vjet po mbahet padrejtësisht në Qendrën e Paraburgimit në Hagë, duke iu mohuar e drejta për mbrojtje në liri. Duke mos qenë as fizikisht në Kosovë, e aq më pak politikisht aktiv, do të doja ta di formulën magjike që sipas raportit në fjalë, z. Thaçi e paska përdorur për të zgjedhur e emëruar njerëz në Kosovë”, ka theksuar Çitaku.

“Për më tepër, çdo vizitë dhe çdo telefonatë e zotit Thaçi është e monitoruar. Këto lloj raportesh, po të mos ishin edhe të dëmshme, do të ishin thjeshtë qesharake”.

“Janë pikërisht raporte të tilla, pa burim informacioni dhe pa asnjë fakt të vetëm, që Prokuroria në Hagë mezi pret t’i keqpërdor për t’i lënë krerët e UÇK-së edhe më tutje në paraburgim”, ka shkruar ish-bashkëpunëtorja e Thaçit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme