Zyrtarja e lartë e PDK’së, Vlora Çitaku ka reaguar për vrasjen e 18-vjeçares në Ferizaj.
Përmes një shkrimi në rrjetin e saj social Facebook, ajo ka thënë se në momentin kur ka një por pas vrasjes së një gruaje, nuk është më dënim.
Sipas saj kjo është arsyetim.
“Në momentin kur ka një POR, pas vrasjes së një gruaje, nuk është më dënim, është arsyetim. #TURP”, ka shkruar ajo.
Kujtojmë që analisti Xhevdet Pozhari ka reaguar pas rastit tragjik.
Në një shkrim në Facebook, Pozhari ka shkruar se duhet të angazhohemi për eduikimin e djemve në shoqëri.
Megjithatë, Pozhari e ka bërë një koment tjetër, duke thënë se “vajzave duhet të rikujtojmë se nuk është me rëndësi vetura që po e nget një djalë.
“Por, poaq e rëndësishme është që edhe vajzave duhet rikujtuar sa më shpesh se nuk është me rëndësi vetura Audi A8, por gomari që e nget atë”, tha Pozhari.