Çitaku: Refuzimi i projektit të gazsjellësit ka qenë gabim strategjik i Qeverisë së Kosovës

Prishtinë | 03 Maj 2022 | 17:47 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetarët e PDK-së, Vlora Çitaku përmes një postimi në facebook ka thënë se refuzimi i projektit të gazsjellësit i mbështetur nga SHBA ka qenë gabim strategjik i Qeverisë së Kosovës.

Çitaku ka thënë se në nivelin strategjik dhe gjeopolitik, ky gazsjellës është një kundërpërgjigje e drejtpërdrejtë e dominancës së gazit rus në Evropë

“Gazsjellësi i mbështetur nga SHBA-të do të fuqizonte dhe diversifikonte resurset energjetike të Republikës së Kosovës. Për më tepër, në nivelin strategjik dhe gjeopolitik, ky gazsjellës është një kundërpërgjigje e drejtpërdrejtë e dominancës së gazit rus në Evropë”, ka shkruar Çitaku.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme