Ambasadorja e Kosovës në Washington Vlora Çitaku ka marrë pjesë në Institutin e Shërbimit të Jashtëm në Uashington.
Ajo gjatë takimit në këtë institut ka rrëfyer tregimet e grave të Kosovës, për rrugëtimin, luftën dhe ëndrrat e tyre.
“Pata nderin që t’i ndaj tregimet e grave të Kosovës, si dhe rrugëtimin, luftën dhe ëndrrat e tyre, me diplomatë në Institutin e Shërbimit të Jashtëm në DC”, ka shkruar Çitaku në rrjetin social Facebook