Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku ka dhënë një reagim të saj në lidhje me sulmin që u bë ndaj ambasadës së SHBA-së në Podgoricë.
Ndërsa raportimet malazeze i referohen Dalibor Jaunkoviq-it si doras i këtij sulmi, Ambasadorja Çitaku ka thënë se po i njëjti i dyshuar, ishte dekoruar nga Slobodan Millosheviq gjatë viteve ‘’99-të, kur dhe NATO kishte ndërhyrë për paqe në Kosovë.
Ndërsa mediumi serb Tanjug, në një artikull të publikuar thekson se Jaunkoviq ishte pjesëtar i armatës së ish-Jugosllavisë.