Ambasadorja e Kosovës në Amerikë, Vlora Çitaku e ka takuar vajzën e presidentit Donald Trump, Ivanka Trump në drekën e shtruar sot në Shtëpinë e Bardhë për nder të Ditës Ndërkombëtare të Gruas.
Çitaku është shprehur e lumtur për takimin me Ivanka Trump, e cila shpesh po cilësohet si “Zonja e Parë”, pasi shoqëron babain e saj në takime zyrtare.
“Isha e mahnitur se sa shumë dinte për Kosovën vajza e presidentit Trump”, ka shkruar Çitaku.