Manchester City pritet të bëjë një lëvizje për të transferuar superyllin e Barcelonës, Lionel Messi, gjatë afatit kalimtar të janarit.
Barcelona është në nevojë për para dhe pritet të pranojë edhe një ofertë prej rreth 60 milionë eurosh për shërbimet e lojtarit.
Ndërkaq, City e sheh transferimin e Messit edhe si mënyrë për të bindur Pep Guardiolan që të vazhdojë kontratën, pasi bisedimet kanë ngecur, raportojnë mediat angleze.
Messi kishte bërë të ditur publikisht verën që shkoi se dëshiron largimin nga Barcelona, por klubi s’pranonte ofertë nën klauzolën e tij.